Politike

"S’ka zgjidhje pa përfshirë Berishën"/ Salianji: Basha i padëshirueshëm, duhen figura të reja në parti

Salianji tha se deputetët duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita.

6 Qershor 2023, 14:15 Nga A.B
"S’ka zgjidhje pa përfshirë Berishën"/ Salianji:
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji mendon se rruga e vetme për bashkimin e demokratëve është ulja e të gjithëve në një tryezë, me qëllim gjetjen e mekanzimave të duhur. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'abcnews', ai tha se deputetët duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita.

“Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve. Ne s’jemi Serbia me Kosovën për negociatorë. Ka një mënyrë për bashkim të gjithë deputetët janë përfaqësues legjitim të zgjedhur nga vota e qytetarëve, duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita. Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë, mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve dhe kjo nuk është rruga e duhur për bashkimin e demokratëve” u shprëh Salianji.

Ai tha se nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij.

“Në këto kushte nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij”

Salianji u shpreh se ish kreu i PD-së, Lulzim Basha është një personazh i padëshiruar tashmë për demokratët.

“Kushtet e PD-së duhej që të uleshin të gjithë bashkë dhe të mundin kundërshtarin me votë por që nuk e duan një gjë të tillë. Ka një person që ka humbur çdo zgjedhje, çdo beteje politike për 9 vite a mendoni se do të votohej dhe do të ishte shpresë për shqiptarët një njeri që ka pasur i treti për nga pushteti. A mendoni ju që njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë dhe nuk kanë asnjë qëndrim do të merrnin vota jo. Këto persona do e çonin siglën e PD-së drejt një konfiskimi dhe nëse do të vijohet kështu do të zhduket logo”

Gjithashtu Salianji kërkon që për të pasur një ringritje të PD-së duhet që të ndryshohen parimet dhe të përfshihen personazhe të rinj.

Pati një humbje të demokratëve në zgjedhje për shkak të përcarjes dhe luftës me njëri tjetrin.  Me 14 maj është humbje për të gjithë partitë, veçanërisht për Partinë e Logos që është një parti e madhe dhe tradicionale që ka dalë pa kandidat dhe pa vota, pa një fushat të koordinuar pa përfshirjen e deputeteve dhe ato që nuk kanë bërë fare beteje duan që të marrin benefitet duke marrë parasysh të gjitha këto dhe deformimin e rezultatin e zgjedhjeve një faj kanë të gjithë drejtuesit e opozitës. PD-ja duhet që të ribëhet nga figurat, nga qasjet dhe duhet që të ribëjnë një opozitë fituese dhe jo qaramane”, ka thënë Salianji./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll