Bota

Hagë/ Vazhdon gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i shtatë intervistohet në seancë private

Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.

5 Qershor 2023, 11:24 Nga f.i
Hagë/ Vazhdon gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i
Pjetër Shala

HAGË- Në Gjykatën Speciale po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin kundër Pjetër Shalës. Kjo është dita e katërt e dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë.

Intervistimi i tij nga mbrojtja e Shalës po zhvillohet në seancë private ndërsa pritet që përfundojë deri në fund të ditës, shkruan Kosovapress. Trupi gjykues ka theksuar se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

kosova ne hage

Sondazh

Poll