Bota

Shkelja e privatësisë nga gazeta “Daily Mirror”/ Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në Londër

Harry fajëson gazetën për dëmtimin e jetës së tij dhe gjithashtu paparacët për aksidentin me makinë ku u vra nëna e tij, Princesha e ndjerë Diana.

5 Qershor 2023, 10:51 Nga f.i
Shkelja e privatësisë nga gazeta “Daily Mirror”/ Princi
Princ Harry

BRITANI E MADHE- Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë në Londër për të dhënë dëshminë e tij për një çështje ku edhe emra të tjerë të showbizit kanë ngritur padi kundër gazetës “Daily Mirror”. Mediat e huaja raportojnë se ata akuzojnë botuesit e këtij grupi mediatik për përgjim telefonash dhe shkelje privatësie.

Ky është një moment për të cilin harry ka pritur me vite dhe nuk mund të jetë më personal. Harry fajëson gazetën për dëmtimin e jetës së tij dhe gjithashtu paparacët për aksidentin me makinë ku u vra nëna e tij, Princesha e ndjerë Diana.

Në këtë seancë Princi pritet të përshkruajë ankthin dhe zemërimin e tij për shkak të përndjekjes së fundit prej dy orësh nga paapracët dhe ndikimin e tyre edhe tek ata që e rrethojnë.

princ harry

Sondazh

Poll