Bota

Prishtinë/ Vrau gruan e tij me sëpatë, 70-vjeçari dënohet me 25 vjet burg

5 Qershor 2023, 10:32 Nga f.i
Prishtinë/ Vrau gruan e tij me sëpatë, 70-vjeçari
gjykata

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 25 vjet burg të dyshuarin 70-vjeçar për vrasjen e bashkëshortes së të Sadije Godeni, ish-mësuese në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

“Me datë 30 maj 2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31 maj 2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 vite”, -thuhet në njoftim.

Izet Godeni, 70-vjeç më 25 nëntor 2022 vrau me sopatë të shoqen, Sadije Godenin. Kjo e fundit ishte me profesion mësuese. Pasi kreu vrasjen, i moshuari u vetëdorëzua në polici, e më pas vijuan procedimet për rastin në fjalë. 

sadije godeni izet godeni

Sondazh

Poll