Bota

"Rrugët e mundshme për të arritur paqen", I dërguari i Papa Françeskut viziton Kievin këtë javë

Papa emëroi kardinalin Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Episkopale Italiane, për të udhëhequr një mision paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

5 Qershor 2023, 10:17 Nga f.i
"Rrugët e mundshme për të arritur paqen", I
Papa Françesku

UKRAINË- I dërguari për paqe i Papa Françeskut në Ukrainë do të vizitojë Kievin të hënën dhe të martën këtë javë, sipas një deklarate nga Vatikani. CNN raporton se Papa emëroi kardinalin Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe president i Konferencës Episkopale Italiane, për të udhëhequr një mision paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Është një çështje e një nisme me qëllimin kryesor për të dëgjuar në mënyrë të plotë autoritetet ukrainase në lidhje me rrugët e mundshme për të arritur një paqe të drejtë dhe për të mbështetur gjestet humanitare që kontribuojnë në lehtësimin e tensioneve”,-thuhet në deklaratë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll