Bota

Lufta/ Belgjika nis hetimet për përdorimin e armëve të dhuruara Ukrainës

5 Qershor 2023, 10:44 Nga f.i
Lufta/ Belgjika nis hetimet për përdorimin e armëve të
Alexander De Croo

BELGJIKË- Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo do t’i kërkojë Ukrainës sqarime mbi raportet se pushkët e prodhuara në Belgjikë janë përdorur nga forcat pro-ukrainase brenda kufirit perëndimor të Rusisë, raporton Reuters.

'Ministria jonë e mbrojtjes dhe agjencitë e saj të inteligjencës kanë nisur një hetim dhe po kërkojnë informacion për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Armët europiane i dorëzohen Ukrainës me kusht që ato të përdoren në territorin ukrainas me qëllim të mbrojtjes së atij territori. Dhe ne kemi kontrolle të rrepta për të parë se ky është rasti, “tha ai.

De Croo nuk pranoi të komentojë mbi pasojat e mundshme nëse raportet konfirmohen.

alexander de croo lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll