Bota

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria propozon seanca tërësisht të mbyllura, mbrojtja kundërshton ashpër

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar që 10 ditë pasi të ofrojë dëshminë e tij një dëshmitar, atëherë të publikohet një transkriptë i redaktuar i deklaratave që ai ka dhënë. Por ky propozim është kundërshtuar ashpër nga mbrojtja, të cilët kanë vlerësuar se kjo e pengon parimin e publicitetit dhe transparencën që kërkohet.

5 Qershor 2023, 10:21 Nga f.i
Gjyqi në Hagë/ Prokuroria propozon seanca tërësisht të
krerët e UÇK-së

HAGË- Prokuroria e Specializuar në Hagë, ka kërkuar që në rastin e krerëve të UÇK-së seancat të zhvillohen tërësisht të mbyllura. Pra, publiku të mos dëgjojë e as shohë asgjë nga ajo që thonë dëshmitarët. Kjo në mbrojtje të dëshmitarëve e viktimave që pritet të jenë pjesë e procesit, shkruan Nacionale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka propozuar që 10 ditë pasi të ofrojë dëshminë e tij një dëshmitar, atëherë të publikohet një transkriptë i redaktuar i deklaratave që ai ka dhënë. Por ky propozim është kundërshtuar ashpër nga mbrojtja, të cilët kanë vlerësuar se kjo e pengon parimin e publicitetit dhe transparencën që kërkohet.

“Dëshmitari merret në pyetje tërësisht në seancë private. Kjo do të mundësonte marrjen në pyetje sa më efikase dhe të sigurt të dëshmitarit, pa pasur nevojë të shqyrtohet në kohë reale se cilat pjesë të marrjes në pyetje mund të jenë publike ose jo publike. Palët propozojnë një version të redaktuar të transkriptit. Kjo mund të jetë në një orar të ngjeshur (për shembull, pala thirrëse dërgon një transkript të propozuar të redaktuar brenda 10 ditëve pasi transkripti i fundit që lidhet me dëshmitarin të bëhet i disponueshëm, dhe palët që nuk janë thirrëse mund të kenë edhe 10 ditë të tjera për të pranuar ose kundërshtuar ndonjë nga redaktimet). Trupi Gjykues vendos për çdo redaktim të kontestuar. Publikohet një version i redaktuar i transmetimit të drejtpërdrejtë që pasqyron transkriptin përfundimtar të redaktuar. Kjo do t'i nënshtrohet aftësisë së Zyrës së Regjistrimit për të zbatuar ndryshime të tilla në transmetim”, -thuhet në këtë parashtrim të Prokurorisë.

'Propozimi do t’i shkelte të drejtat e klientëve tanë për t’u gjykuar publikisht. Një komponentë thelbësore e publicitetit është se publiku gëzon mundësinë e monitorimit të procesit derisa ai zhvillohet. Informimi mbi zhvillimet shumë kohë pasi ato kanë ndodhur, nuk përkon me të drejtën për gjykim publik, as nuk është në favor të diskursit publik”, - tha mbrojtja.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

kosova ne hage

Sondazh

Poll