Sport

VIDEO/ Rakitić është vonuar në stërvitjen e fundit para finales. Ja si e pritën shokët

Rakitić ka qenë i fundit që është paraqitur në seancën e fundit stërvitore para finales së madhe të Budapestit dhe bashkëlojtarët e kanë pritur me duartrokitje…

4 Qershor 2023, 13:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Rakitić është vonuar në stërvitjen e fundit para

SPANJE - Në Budapest, në finalen e Europa League, Sevilla fitoi trofeun e shtatë të këtij eventi, pasi mundi Romën e Mourinhos me penallti (4-1) Skuadra andaluze u rilind dy muaj më pare, kur në stol u ul Jose Luis Mendilibar. 

Sevilla ka bërë stërvitjen e fundit para finales së Europa League në stadiumin ‘Puskas Arena’ dhe faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar një moment të lezetshëm. 

Në video shihet kapiteni i Sevillas teksa mbërrin i fundit në stërvitje. Shokët e skuadrës e përshëndetën me duartrokitje, ndërkohë që Rakitić bëri shenjë për të treguar se nuk e kishte kuptuar kur ishte koha për stërvitje. 

Sevilla pësoi vetëm një humbje në 14 ndeshjet e fundit dhe e mbylli sezonin në mesin e tabelës së la Ligas. Në pjesën e parë të sezonit ata ishin në zonën e rënies dhe fitimi i Europa League do të ishte ‘kurora’ e sezonit për ta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll