Sport

VIDEO/ “Bombë” e Hulk, sulmuesi i njohur brazilin shënon nga 40 metra!...

Asi i famshëm ka realizuar një nga golat më spektakolarë në karrierën e tij!

4 Qershor 2023, 11:30 Nga DOSJA

VIDEO/ “Bombë” e Hulk, sulmuesi i njohur brazilin shënon

BRAZIL - Është ende një gol me të majtën e tij të mrekullueshme… Atletico Mineiro ka festuar në transfertën ndaj Cruzeiro (1-0) në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A braziliane.

Rezultati i ndeshjes u përcaktua nga një gol spektakolar i brazilianit të famshëm Hulk, i cili nga një goditje dënimi nga 40 metra, e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

36-vjeçari tregoi shkëlqyeshëm se ka ende ‘magji’ në këmbë. Ai mori vrull, e goditi topin dhe ai përfundoi në rrjetë.

Shijoni mjeshtërinë e brazilianit të famshëm me përvojë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll