Sport

Solidaritet i mrekullueshëm, PSG dhe "Parc des Princes” mbështesin Sergio Rico-n…

Sergio Rico u nderua nga tifozët në “Parc des Princes” dhe më pas nga Kylian Mbappé, i cili golin e shënuar ia dedikoi atij.

4 Qershor 2023, 10:00 Nga DOSJA

Solidaritet i mrekullueshëm, PSG dhe "Parc des Princes”

FRANCE - Nisma e dy skuadrave para disa ditësh dhe është ndjekur në mënyrë madhështore në “Parc des Princes”. Në minutën e 16-të të takimit, mes PSG dhe Clermont, që përkon me numrin e fanelës së Sergio Rico-s me kryeqytetasit, stadiumi parizien respektoi një minutë duartrokitje për të mbështetur portierin spanjol.

Më pas, ishte Kylian Mbappé ai që bëri një homazh madhështor për partnerin e tij, pasi shënoi një gol nga pika e bardhë. Sulmuesi parizien mbajti një fanelë në shenjë nderimi me emrin e Rico-s.

Solidaritet i mrekullueshëm, PSG dhe "Parc des Princes”

Kujtojmë se Sergio Rico është shtruar prej gjashtë ditësh në spitalin e Seville, pas një aksidenti me kuaj. PSG po luan sonte me një fanelë që mban emrin e Sergio Rico mbi shpinë për të treguar fuqishëm mbështetjen e lojtarëve për shokun e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll