Sport

Tragjedi në ndeshjen e River Plate - Një tifoz ra nga tribuna dhe vdiq...

Viktima ishte 53 vjeç dhe ishte në stadium me vajzën e tij. Ai ra nga lartësia 15 metra.

4 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA

Tragjedi në ndeshjen e River Plate - Një tifoz ra nga tribuna dhe

ARGJENTINE - Tragjedi në një ndeshje të River Plate, në ligën e futbollit të Argjentinës. Në minutën e 14-të të ndeshjes kundër Defensës, në stadiumin e Riverit, një tifoz i vendasve ra nga tribuna dhe humbi jetën. 

Siç u bë e ditur më vonë, viktima ishte 53-vjeçari Pablo Marcelo Serrano. Ai ishte në stadium me vajzën e tij. Sapo u mësua lajmi, arbitri e ndërpreu lojën, përkohësisht dhe pas pak minutash vendosi t'i dërgonte lojtarët përgjithmonë në dhomat e zhveshjes. 

Tragjedi në ndeshjen e River Plate - Një tifoz ra nga tribuna dhe

Informacionet thonë se viktima ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash. Nuk dihen ende rrethanat që çuan në këtë fatkeqësi.

Tragjedi në ndeshjen e River Plate - Një tifoz ra nga tribuna dhe

Alberto Cressenti, drejtor i sistemit të kujdesit mjekësor emergjent, tha për kanalin TN: "Ne u thirrëm nga River Stadium. Ka qenë një burrë që ka ndërruar jetë në vend, me një dëmtim shumë të rëndë në kokë. Ishte një rënie nga një lartësi prej më shumë se 15 metrash”.

Tragjedi në ndeshjen e River Plate - Një tifoz ra nga tribuna dhe

River Plate sqaroi në një deklaratë, se rënia ndodhi nga platforma ‘Sivori Alta’, ku i ndjeri kishte një biletë, ndërsa sqaroi se në atë platformë nuk ka ndodhur asnjë incident më parë. Ai bëri të ditur gjithashtu se me urdhër të prokurorit stadiumi është mbyllur për 24 orë për të mbledhur informacione dhe për të hetuar ngjarjen tragjike. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll