Sport

Ideja totalisht e çmendur e bavarezëve me Tuchel, pushtet i pakufizuar…

Bayern Munich do të kishte një ide krejtësisht befasuese me trajnerin e tyre, Thomas Tuchel.

4 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Ideja totalisht e çmendur e bavarezëve me Tuchel, pushtet i

GJERMANI - Marsin e kaluar, Bayern Munich mori vendimin për të ndarë rrugët me Julian Nagelsmann dhe për ta zëvendësuar atë me Thomas Tuchel. Fillimet e komplikuara, tekniku gjerman i përjetoi që kur u eliminua nga DFB Pokal dhe nga Champions League. 

Për fat të tij, ai arriti të fitojë titullin e njëmbëdhjetë radhazi të Bayern në Gjermani javën e kaluar, pas një skenari krejtësisht të çmendur. Megjithatë, një fitore me shije të hidhur, kur e mësoi menjëherë për largimin e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, arkitektë të mëdhenj të ardhjes së tij. 

Ndërkohë, mesa duket kjo gjë mund t'i lejojë atij të ketë më shumë pushtet në klubin bavarez. Siç shpjegon Bild, Tuchel mund të marrë kështu rolin e trajnerit dhe drejtorit sportiv këtë verë, nëse deri atëherë nuk gjendet një pasardhës i Salihamidzic. 

Nëse praktika është mjaft e zakonshme në Angli, çka ai e ka provuar kur ishte trajner në Chelsea, kjo është shumë më pak në Gjermani. Gjithsesi ai do të ketë kompetenca të plota të sillte Declan Rice gjatë verës në radhët e Bayern Munich.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll