Sport

Futbollisti bën kriminelin, rreh egërsisht të dashurën… Shikoni pamjet e dhunës

Gjykata dha vendim, shpërthejnë komentet kundër dënimit të lehtë…

4 Qershor 2023, 11:15 Nga DOSJA

Futbollisti bën kriminelin, rreh egërsisht të

ARGJENTINE - Futbollisti i Boca Juniors, Sebastian Villa (23) rrahu të dashurën e tij Daniela Cortes dhe tani ai është dënuar për atë krim!

Kolumbiani u dënua me 25 muaj provë, që do të thotë se ai nuk do të përfundojë pas hekurave. Për këtë vendim ka shumë komente dhe dominojnë ato negative.

Daniela ka postuar në Instagram plagët dhe prerjet e shkaktuara nga i dashuri i saj. “Fatkeqësisht, më duhet ta bëj këtë, sepse nuk mund ta toleroj më atë që po më bën. Ne jetojmë së bashku prej dy vitesh dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. E fala dhe mendova se do të ndryshonte, por ai nuk do”,- ka shkruar Cortes.

Futbollisti bën kriminelin, rreh egërsisht të

Siç ka shkruar ajo, viktima e konsideron futbollistin kolumbian si “bishë dhe llum”. "Po e postoj këtë sepse dua që të gjithë të shohin se çfarë bishe dhe llui është. Unë kam dëshmitarë të dhunës fizike dhe psikologjike. Nuk mund ta besoj se dikush është në gjendje ta bëjë këtë. Kam frikë se do të ndodhë diçka edhe më e keqe."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll