Sport

TRAGJEDIA! Vajza e mësoi jashtë stadiumit lajmin, se viktimë e vdekjes ishte babai i saj

Vajza e tifozit të River Plate që humbi jetën tragjikisht, pasi u rrëzua nga tribuna e sipërme, ishte në fushë dhe u largua kur ndeshja u ndërpre, ajo nuk e dinte se babai i saj kishte vdekur.

4 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
TRAGJEDIA! Vajza e mësoi jashtë stadiumit lajmin, se viktimë e

ARGJENTINE - Pablo Marcelo shkoi në “Monumental” për të parë River Plate të shtunën, por ai nuk u kthye më në shtëpi. 53-vjeçari fatkeq ra nga tribuna e sipërme në mes dhe mbeti i vdekur në çast.

Lajmin e vdekjes, e bën edhe më tragjike informacioni që transmetojnë mediat argjentinase. Sipas tyre vajza e tij ka qenë në fushë, por nuk e ka ditur për vdekjen e të atit.

Në fakt, teksa ndeshja u ndërpre përgjithmonë nga arbitri, kur u bë e ditur se një tifoz ishte vrarë, vajza vendosi të largohej nga fusha.

Mirëpo jashtë stadiumit ajo u njoftua se viktima ishte babai i saj, ndaj ajo u kthye me shpejtësi për të mësuar se çfarë kishte ndodhur. Pak kohë më vonë ajo ka postuar një foto me të nga fëmijëria e saj, duke shkruar: “Do të të dua për gjithë jetën babi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll