Sport

Serie A/ Lazio përfundimisht në vendin e dytë, Inter dhe Milan e ndjekin…

Lazio, pas fitores në mbrëmjen e së shtunës ndaj Empolit 2-0, në kuadër të ndeshjes së 38-të (të fundit), u pozicionua në vendin e dytë

4 Qershor 2023, 08:45 Nga DOSJA
Serie A/ Lazio përfundimisht në vendin e dytë, Inter dhe Milan e

ITALI - Vendin e dytë në kampionatin e Serisë A për sezonin 2022/2023 e ka merituar Lazio, pas fitores në mbrëmjen e së shtunës ndaj Empolit 2-0, në kuadër të ndeshjes së 38-të (të fundit).

Romagnoli (48’) hapi rezultatin për Lazio në fillimin e pjesës së dytë dhe në kohën e fundit Luis Alberto (90’+2) fiksoi fitoren 2-0.

Pas këtij rezultati, lacialët u pozicionuan në vendin e dytë, të ndjekur nga Inter që më herët kishte fituar 1-0 me golin e Brozovic (37’) me Torinon dhe Milan, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së së dielës në shtëpi kundër Veronës.

Cremonese i rënë nga Seria A, u tha "lamtumirë" tifozëve të tyre me një fitore 2-0 ndaj Salernitanas. Ndeshja u vendos nga penalltia e Bunaiuto në minutën e 28-të dhe ajo e Tzatzu në minutën e 89-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll