Sport

Ajax në kërkim të një trajneri, konfirmohet largimi i John Heitingas...

Klubi i njohur i Amsterdamit nuk arriti të kualifikohej në Champions League

2 Qershor 2023, 11:13 Nga DOSJA
Ajax në kërkim të një trajneri, konfirmohet largimi i John

HOLANDE - Ajax është në kërkim të një trajneri të ri, pasi njoftoi këtë të enjte se nuk do ta rinovojë kontratën me trajnerin e përkohshëm, John Heitinga, pas rezultateve të dobëta të tij. “Ajax ka informuar John Heitinga se klubi është në kërkim të një trajneri të ri të ekipit të parë”,- tha Ajax në një deklaratë.

Ky është ndryshimi i dytë i madh në klubin e Amsterdamit këtë javë, pasi ish-portieri i Ajax, Edwin van der Sar, njoftoi të martën se do të largohej nga posti i shefit ekzekutiv.  Ajax nuk arriti të kualifikohej në Champions League, pasi përfundoi i treti në ligë pas Feyenoord, i cili u kurorëzua kampion, dhe PSV Eindhoven.

"John (Heitinga) u fut në një moment të vështirë për të ndihmuar klubin dhe ai e bëri këtë me bindje dhe vendosmëri të plotë. Ne i jemi mirënjohës atij, por kemi arritur në përfundimin, se Ajax ka nevojë për një trajner më me përvojë,"- tha drejtori i Ajax,- Sven Mislintat, cituar nga klubi.

Në një fazë fillestare, Heitinga pati rezultate premtuese, duke fituar shtatë ndeshje radhazi që i dhanë Ajax-it ngjitjen nga vendi i pestë në vendin e tretë, por gjërat u ndërlikuan me eliminimin e Europa League kundër Unionit gjerman të Berlinit, në shkurt, dhe mbi të gjitha me vendin e tretë të fundit në kampionat.

Ajax nuk ka qenë në gjendje të lidhte në mënyrë efektive largimin e Erik ten Hag në Manchester United në prill 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll