Sport

Interi hap stadiumin 'San Siro' në Milano për finale e Championsit, montohet një ekran 400 metra katrorë

Vendimi që kanë pritur tifozët Nerazzurrë është zyrtar, shitja e biletave do të nisë më 6 qershor

2 Qershor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Interi hap stadiumin 'San Siro' në Milano për finale e

ITALI - Tifozët e Interit do të mund të ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 10 qershor edhe në San Siro. Në fakt, klubi zikaltër njoftoi vendimin e tyre për hapjen e Meazza-s: “dhe për këtë rast do të vendoset një ekran gjigant brenda stadiumit, duke lejuar kështu edhe tifozët zikaltër që mbeten në Milano të përjetojnë së bashku këtë ngjarje të veçantë”, thuhet në një shënim klubi.

“Një ekran gjigant prej më shumë se 400 metra katrorë do të vendoset në unazën e parë portokalli, për t'u ofruar tifozëve një përvojë gjithëpërfshirëse të shikimit të ndeshjes, duke i bërë ata të ndihen edhe më afër skuadrës”, vijoi Interi në njoftimin për shtyp.

Biletat do të dalin në shitje nga e marta 6 qershor në vivaticket.com. Spektatorët do të mund të ulen në sektorët e kuq, jeshil dhe blu dhe në fushën e stadiumit. Kategoria e parë dhe pjesa e parë do të kushtojnë 20 euro, niveli i dytë 14 dhe niveli i tretë mund të blihet me çmimin 10 euro. Në fund të ndeshjes, tifozët do të duhet të largohen nga stadiumi si zakonisht, pavarësisht rezultatit të ndeshjes."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll