Sport

Tifozët e Genoa-s me arkivol në stadium, duke sulmuar rivalët e Sampdorias! Imazhet makabre po bëjnë xhiron e botës... (video)

Mesazhi është sa makabër aq edhe sugjestionues. Pra për ta, rivalët e Sampdorias konsiderohen të “vdekur”, në radhë të parë nga pikëpamja sportive, por edhe nga ana financiare.

2 Qershor 2023, 10:45 Nga DOSJA

Tifozët e Genoa-s me arkivol në stadium, duke sulmuar rivalët e

ITALI - Tifozët e Genoa-s në ndeshjen e fundit në shtëpi, kanë ecur rreth stadiumit me një arkivol me stemën e Sampdorias, rivalit tyre të madh.

Tifozët e “griffinit” e bënë këtë gjesti makabër në kontekstin që skuadra e tyre sapo është ngjitur në Serie A, pas vetëm një sezoni në Serinë B, ndërkohë që Sampdoria zbriti në të dytën dhe është pranë falimentimit. I vetmi shpëtim për Sampin është një marrje e mundshme nga një investitor apo fond investimi, që do të mbulonte menjëherë më shumë se borxhe të konsiderueshme.

Duke iu rikthyer gjestit të bërë nga tifozët e Genovas, përpara kortezhit të improvizuar funeral shkoi një grua e veshur si murgeshë, por edhe një burrë i veshur me rroba prifti. Mesazhi është sa makabër aq edhe sugjestionues. Pra për ta, rivalët e Sampdorias konsiderohen të “vdekur”, në radhë të parë nga pikëpamja sportive, por edhe nga ana financiare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll