Politike

Beleri lihet në arrest me burg, Ministria e Jashtme greke: Kundër dispozitave të shtetit

Athina zyrtare thekson se çështja Beleri është një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme greke, dhe jo vetëm në rafshin bilateral me Shqipërinë, por për problemin do të ndërgjegjësohet i gjthë Bashkimi Evropian.

1 Qershor 2023, 15:55 Nga I.A
Beleri lihet në arrest me burg, Ministria e Jashtme greke: Kundër
Fredi beleri

GREQI- Ministria e Jashtme Greke ka komentuar vendimin e gjykatws pwr tw vazhduar paraburgimin kryetarit tw zgjedhur tw Himarws, Fredi Belerit. Përmes një reagimi në faqen zyrtare, ministria thotë se vendimi është kundër dispozitave të shtetit. Athina zyrtare thekson se çështja Beleri është një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme greke, dhe jo vetëm në rafshin bilateral me Shqipërinë, por për problemin do të ndërgjegjësohet i gjthë Bashkimi Evropian.

"Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak. Ndërkohë paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare./Dosja.al

arrestohet fredi beleri fredi beleri

Sondazh

Poll