Politike

Qeveria "hap thesin" për Akademinë e Shkencave, rritet shpërblimi mujor për “akademikët” dhe ato të “asociuarit"

Në vendim thuhet se dhënia e shpërblimit kryhet nga Akademia e Shkencave, dhe përballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion

1 Qershor 2023, 14:07 Nga m.s
Qeveria "hap thesin" për Akademinë e Shkencave, rritet
Skënder Gjinushi

TIRANË- Akademia e Shkencave ka përcaktuar masa të reja shpërblimi mujor të përhershëm, për titull të anëtarëve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë, për të shpërblyer monetarisht çdo muaj të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave, në varësi të titujve që ata gëzojnë.

Shpërblimet do të jenë 100 mijë dhe 70 mijë lekë në muaj, i cili do të përfitohet në mënyrë të përhershme nga anëtarët e Akademisë së Shkencave. Anëtarët e Asamblesë së Akademisë së Shkencave përfitojnë një shpërblim mujor të përhershëm, për titullin “Akademik”, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, dhe për titullin “Akademik i asociuar”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë), edhe nëse marrin statusin e anëtarit “Emeritus”. Në vendim thuhet se dhënia e shpërblimit kryhet nga Akademia e Shkencave, dhe përballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion.

VENDIM

VENDIMINr. 302, datë 17.5.2023 PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT MUJOR TË PËRHERSHËM PËR TITULL TË ANËTARËVE TË ASAMBLESË SË AKADEMISË SË SHKENCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1.  Anëtarët  e  Asamblesë  së  Akademisë  së  Shkencave  përfitojnë  një  shpërblim  mujor  tëpërhershëm, për titullin “Akademik”, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, dhe për titullin“Akademik i asociuar”, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë), edhe nëse marrin statusin e anëtarit“Emeritus”.2. Dhënia e shpërblimit, sipas pikës 1 të këtij vendimi kryhet nga Akademia e Shkencave dhepërballohet nga buxheti vjetor, i miratuar për këtë institucion.3. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 15 900000 (pesëmbëdhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh, i cili përballohet nga fondi i kontingjencës, ibuxhetit të vitit 2023.4. Vendimi nr. 399, datë 27.3.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e masës sëshpërblimit të anëtarëve të rregullt, të anëtarëve të përhershëm dhe të anëtarëve të asociuar tëAkademisë së Shkencave”, i ndryshuar, shfuqizohet.5. Ngarkohet Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1qershor 2023.

Qeveria "hap thesin" për Akademinë e Shkencave, rritet

akademia e shkencave shperblim

Sondazh

Poll