Politike

Koalicioni Berisha-Meta kërkoi rinumërim të votave në Elbasan, KAS: Do hapen vetëm 3 QV

KAS i lë kohë koaliconit BF deri të hënën të kqyrë kamerat e qendrave të votimit në Elbasan

1 Qershor 2023, 14:52 Nga A.B
Koalicioni Berisha-Meta kërkoi rinumërim të votave në
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur rinumërimin e votave për kryebashkiak në Elbasan vetëm në 3 prej QV-ve ku raportohet të ketë patur shkelje gjatë procesit të votimit. 

'KAS vendosi pranimin pjesërisht, rinumërim dhe rivlerësim të 3 QV'- tha drejtuesi i KAS. 

'Bashkë Fitojmë’ kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ parashtruan pretendimet që sipas tyre janë shkelje të regjistruara gjatë procesit të votimit elektronik.

Sipas pretendimit të tyre ka një mospërputhje të votave të kandidatëve për kryetarë bashkie në total dhe atyre të këshilltarëve bashkiakë në total.

kas

Sondazh

Poll