Politike

'Bashkë Fitojmë' ankimojnë votimin elektronik në Elbasan: Numri total i votave për kryetarët s’përputhet me ato të këshillit

“Bashkë Fitojmë” kanë kërkuar ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike, që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike

1 Qershor 2023, 14:32 Nga m.s
'Bashkë Fitojmë' ankimojnë votimin elektronik në
foto ilustruese

TIRANË- Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve po mbahet seanca e ankimimit të koalicionit Berisha-Meta për votimin elektronik në bashkinë e Elbasanit, dhe rezultatin që nxorri fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Gledian Llatja.

Gjatë seancës, “Bashkë Fitojmë” kanë kërkuar ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike, që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Duke iu referuar pretendimit të tyre, ka një mospërputhje të votave të kandidatëve për kryetarë bashkie në total, dhe atyre të këshilltarëve bashkiakë.

Po të mbledhim votat për kryetar bashkie të dy kandidatëve, plus votat e pavlefshme në total janë 65.612 sipas listës që ka paraqitur KQZ në listën përmbledhëse dhe përfundimtare ku është shpallur fitues kandidati i PS.

Nëse mbledhim të gjithë votat e partive për këshillin bashkiak, ka një numër prej 65.713. Pra ka një mospërputhje të numrit të votave dhe na lind dyshimi i arsyeshëm që në këto pajisje ka problematika”, u shprehën përfaqësuesit e koalicionit Berisha-Meta.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS tha se diferenca e fitores në rezultatin për kryetar bashkie në Elbasan, është mbi 8 mijë vota, gjë që sipas tij nuk lë vend për ankimim./Dosja.al

berisha-meta zgjedhjet

Sondazh

Poll