Politike

'Është ndihmës i Vuçiç'/ Berisha: Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës

Berisha tha se kreu i qeverisë i ka futur “thika pas shpine” Kosovës dhe se ka qenë një ndihmës i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

1 Qershor 2023, 13:52 Nga A.B
'Është ndihmës i Vuçiç'/ Berisha: Rama i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se situata në veriun e Kosovës është dramatike. Duke komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, Berisha tha se kreu i qeverisë i ka futur “thika pas shpine” Kosovës dhe se ka qenë një ndihmës i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

'Nacionalizimi serb ka vetëm Serbinë e madhe, nuk ka asnjë projekt tjetër. Rama ka qenë një ndihmës i shpifur i Vuçiç dhe i ka futur thika pas shpine Kosovës në cdo moment. Mos harroni fjalët e tij; kur të ketë luftë do më kërkoni për ndërmjetësim te Vuçiç

Kurti- një kryeministër që po kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij. Jo nuk ndaj cdo qëndrim me të, por po tenson të vendosë rregull në territorin e Kosovës. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll