Politike

‘I.M spiun i Sigurimit’ /Gjykata e Apelit detyron Prokurorinë të fillojë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve

Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

1 Qershor 2023, 15:43 Nga I.A
‘I.M spiun i Sigurimit’ /Gjykata e Apelit detyron Prokurorinë
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi fillimin e hetimeve ndaj Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, pas padisë së Ilir Metës kundër këtij institucioni. Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

“Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është shqyrtuar çështja penale që i përket ankuesit Ilir Metaj, me objekt: Ankimin ndaj vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal”, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal paraqitur nga ankuesi, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin e datës 18.11.2022 ka vendosur: Shfuqizimin e vendimit "Për mosfillimin e proçedimit penal" të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal. Detyrimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetimet përshkruar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe lënien në fuqi të vendimit mbi “Mosfillimin e procedimit penal”. Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 01.06.2023 në dhomë këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë," thuhet në njoftimin e Apelit. 

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta. Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Lindita Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. 

ilir meta dosjet e sigurimit

Sondazh

Poll