Politike

Rama takon presidentin e Ukrainës, Zelenskyy zbardh detaje nga takimi

Zelenskyy thekson se falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

1 Qershor 2023, 15:26 Nga f.i
Rama takon presidentin e Ukrainës, Zelenskyy zbardh detaje nga takimi
Edi Rama dhe Zelenskyy

MOLDAVI- Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

'Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelenskyy në Twitter.

edi rama samiti në moldavi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll