Politike

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha thirrje KQZ-së: Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Berisha tha se rezultati në Kamëz ishte një farsë ndërsa paralajmëroi se ditën e nesërme pritet që të publikojnë fakte rreth farsës elektorale sic e cilësoi ai.

1 Qershor 2023, 13:27 Nga A.B
'Nesër publikojmë provat'/ Berisha thirrje KQZ-së:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë Kuvendit u ndal sërish te rezultati i 14 majit. Berisha tha se rezultati në Kamëz ishte një farsë ndërsa paralajmëroi se ditën e nesërme pritet që të publikojnë fakte rreth farsës elektorale sic e cilësoi ai.

'Dua të përshëndes vizitën e presidentes së Hungarisë, si një ngjarje të rëndësishme në marrëdhënien miqësore shekullore midis dy kombeve dhe marrëdhënieve të gjata mes dy vendeve tona. Shqiptarët kanë pasur te kombi hungarez një mik të shquar, kanë një aleat të shkëlqyer. 

I bëj thirrje KQZ që në emër të transparencës të dorëzojë cdo dokumentacion që disponon për farsen e tmerrshme zgjedhore në Kamëz dhe në Bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumenta të pakundërshtueshme se farsa e votimit në Kamëz ka qenë një farsë antikushtetuese, jo antiligjore. Ka një urdhër nga Rama që të mos dorëzohen dokumentat nga pala e interesuar. Kjo porosi duhet të hidhet poshtë nga KQZ. Do pengohet cdo përpjekje antikushtetuese të zhvilluar me datën 14 maj, në Kamëz e në një seri bashkish. Ne po kontribojmë për këtë proces. 

Të gjitha do jua japim, ato që kemi do ua dorëzojmë mediave. Ne nuk kemi asnjë lloj pretendimi.'

sali berisha

Sondazh

Poll