Bota

Vuçiç nuk tërhiqet: E vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime intensive me udhëheqësit evropianë në Moldavi.

1 Qershor 2023, 11:11 Nga a.l
Vuçiç nuk tërhiqet: E vetmja zgjidhje për uljen e
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç propozon për ulje të tensioneve në veri të Kosovës, tërheqjen e kryekomunarve të rinj shqiptarë. Duke folur pas mbërritjes në një samit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, Vuçiç tha se një hap i tillë do të ishte lëvizja më e fortë për zgjidhjen e krizës. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se nuk pret takime intensive me udhëheqësit evropianë në Moldavi.

“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha mes tjerash presidenti serb. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Александар Вучић (@avucic)

Sot dita e 4-t e protestës në very të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll