Bota

SHBA dhe Tajavani planifikojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarët në Taipei. Kjo lëvizje e fundit pritet të nxisë tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit mbi ishullin. 

1 Qershor 2023, 10:59 Nga a.l
SHBA dhe Tajavani planifikojnë nënshkrimin e një
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani pritet të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarët në Taipei. Kjo lëvizje e fundit pritet të nxisë tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit mbi ishullin. 

Zyra e Negociatave Tregtare në Taipei njoftoi se grupi i parë i marrëveshjeve nën "Iniciativën SHBA-Tajvan për Tregtinë e Shekullit 21" do të nënshkruhet në Uashington në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, shkruajnë mediat e huaja. 

Uashingtoni ka mbetur një aleat dhe furnizues kryesor i armëve për Tajvanin, pavarësisht se ka kaluar njohjen diplomatike nga Taipei në Pekin në vitin 1979. Ai është gjithashtu partneri i dytë tregtar më i madh i ishullit. 

 

tajvan

Sondazh

Poll