Bota

"Serbia do paqe"/ Vuçiç ngre 'akuza' për Kurtin në CNN: Janë plagosur 6 qytetarë serbë, mes tyre dy fëmijë

Gjatë fjalës së tij Vuçiç akuzoi se gjatë pushtetit të Kurtit, vetëm këtë vit janë plagosur 6 qytetarë serbë dhe ka patur qindra ulme me motive etnike.

31 Maj 2023, 21:16 Nga f.i
"Serbia do paqe"/ Vuçiç ngre 'akuza' për
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për 'CNN' për situatën dhe ngjarjet aktuale në Kosovë. Presidenti tha se serbët në veri po kërkojnë siguri për veten dhe familjet e tyre, shkruan Kurir.rs.

Gjatë fjalës së tij Vuçiç akuzoi se gjatë pushtetit të Kurtit, vetëm këtë vit janë palgosur 6 qytetarë serbë dhe ka patur qindra sulme me motive etnike.

“Që kur Kurti erdhi në pushtet, ne kemi regjistruar qindra sulme me motive etnike, mbi 333 sulme. Vetëm nga fillimi i këtij viti ka pasur pesë të shtëna me armë ndaj popullit serb, si dhe ngjarjet e djeshme. Këto janë sulmet më të mëdha ndaj serbëve që nga viti 2008. Vetëm nga fillimi i këtij viti kemi pasur pesë të shtëna me armë zjarri ku viktimat kanë qenë serbë. Gjashtë përfshirë atë të djeshëm. Në këtë përfshij edhe dy fëmijët që u plagosën," – tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç i është përgjigjur deklaratave të Kurtit.

"Dua të them vetëm se fjalët e tij, gjithçka që kemi dëgjuar janë vetëm akuza të forta. Gjesti i tij flet për moszbatimin e marrëveshjes së mëparshme. Serbët duan mbrojtje për veten dhe të dashurit e tyre,"-tha Vuçiç.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll