Sport

Martínez po mendon "rol tjetër" për Leão në kombëtare: "Kjo është përgjegjësia jonë"

“Nuk shoh në një skuadër tjetër, ndonjë të ri me kaq ndikim”,- thotë trajneri, duke theksuar se sulmuesi i Milanit “ka shumë talent”.

31 Maj 2023, 16:58 Nga DOSJA
Martínez po mendon "rol tjetër" për Leão

PORTUGALI - Në një bisedë në radion britanike ‘TalkSport’, këtë të mërkurë, Roberto Martínez ka folur për vazhdimësinë e Cristiano Ronaldos në kombëtare dhe është pyetur edhe për Rafael Leão.

Dhe trajneri spanjol i kombëtarja luzitane la lëvdata të mëdha për sulmuesin e Milanit, një nga 23 të thirrurit në raundin e dyfishtë kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, në ndeshjet kundër Bosnjës dhe Islandës. 

"Leão luan me një buzëqeshje dhe instinktivisht. Ai ka shumë talent. Unë nuk shoh një ekip tjetër ndonjë djalë kaq të ri me ndikim. Këtë sezon Milani mundi Napolin për shkak të Leão. Ne duhet t'i japim atij një rol tjetër në ekipin kombëtar. Kjo është përgjegjësia jonë”,- tha trajneri spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll