Sport

FA Cup/ Punësohen 'stjuardët e sprintit' për të ndalur pushtimet e Wembley në finale...

Autoritetet organizatore të finales i frikësohen sulmeve të ambientalistëve ' Just Stop Oil' përsëri

31 Maj 2023, 17:13 Nga DOSJA
FA Cup/ Punësohen 'stjuardët e sprintit' për të

ANGLI - Man.United dhe Man.City takohet këtë të shtunë në Wembley, në finalen e FA Cup, për të luajtur një takim final të sezonit, i cili ashtu siç është mes rivalëve, u ka krijuar dhembje koke shtesë organizatorëve. 

Megjithatë, ka edhe një aspekt tjetër që këtë vit përgjegjësit e ndeshjes po e marrin parasysh: pushtuesit e mundshëm të fushës. Aq sa, sipas 'Daily Mail', do të rekrutohen 'speedster stjuards', të aftë për të reaguar dhe për të kapur pushtuesit më shpejt se zakonisht.

Ka disa lëvizje ambientaliste, që kërcënojnë të shfaqen, siç ndodhi të shtunën e kaluar, kur në finalen e Premiership Rugby dy persona nga grupi 'Just Stop Oil' pushtuan fushën në Twickenham, për të hedhur më vonë një pluhur portokalli në bar.

Kjo është ajo që autoritetet synojnë të shmangin këtë të shtunë, me punësimin e “stjuardëve” të tillë me rekorde të dëshmuara nga pikëpamja atletike, për të parandaluar zbritjen e pushtuesve në fushën e lojës. Sipas të njëjtit publikim, këta elementë sigurie do të kenë edhe këllëf, për të patur tërheqjen më të mire të invaduesve në një skenar të mundshëm përndjekjeje në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll