Bota

Me flokë mbi supe e kaçurrela, si dukej Albin Kurti ndër vite (FOTO)

7 Tetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Me flokë mbi supe e kaçurrela, si dukej Albin Kurti ndër vite

KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë.

Ndër vite, Albin Kurti fotografohej në rrugë në protesta dhe në përplasje me policinë, deri sa mori vendimin për t’i hyrë politikës. Sërish me Vetëvendosjen, përplasjet u zhvendosën brenda institucioneve dhe kryesisht në Parlament.

Por me pozicionin aktual që ka në parti, Kurti tashmë është tejet i kujdesshëm në daljet publike, gjithnjë i veshur me kostum dhe pa flokët e gjata, me të cilat u shfaq për herë të parë në publik.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

Pas daljes së rezultateve, Haradinaj reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ramushi e konsideroi garën të drejtë dhe të qetë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll