Bota

Britani/ Gjykatësi skocez ka kundërshtuar mosmarrëveshjen e Brexit

7 Tetor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Britani/ Gjykatësi skocez ka kundërshtuar mosmarrëveshjen e

BRITANI E MADHE- Një gjykatës skocez ka hedhur poshtë kërkesën për të detyruar kryeministrin Boris Johnson të kërkojë shtyrjen e largimit të Britanisë së madhe nga BE.

Lord Pentland ishte kërkuar që të merrte në konsideratë efektet e Aktit të Bennit.

Ai tha se “nuk mund të ketë dyshim” që Kryeministri britanik përmes ekipit të tij juridik, të ketë pranuar zbatimin e këtij  ligji.

Legjislacioni u miratua nga deputetët me qëllim parandalim e Britanisë që të linte Bashkimin Evropian pa marrëveshje më 31 tetor.

Ndërkohë është  kërkuar nga kryeministri  që të dërgojë një letër në BE zyrtarisht duke kërkuar një zgjatje të afatit të Brexit.

Në aktvendimin e tij, Lord Pentland tha: “Nuk mund të ketë dyshim se i padituri i parë, ku këtu i referohet ekipit juridik të  kryeministri,  tani pranon se ai duhet të përputhet me kërkesat e Aktit të vitit 2019 dhe ka pohuar se ai synon ta bëjë këtë.”

Gjykatësi tha se- “Do të ishte shkatërruese e një prej parimeve thelbësore të pronësisë kushtetuese dhe të besimit të ndërsjelltë që është baza e marrëdhënieve midis gjykatës dhe Kurorës”.

 Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota be boris johnson britania e madhe gjykata skoceze be boris johnson britania e madhe gjykata skoceze

Sondazh

Poll