Bota

Haradinaj ‘arratiset’ pasi humbi zgjedhjet, publikon foto nga maja e malit (Foto)

7 Tetor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Haradinaj ‘arratiset’ pasi humbi zgjedhjet, publikon foto nga maja e

KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinja ka vendosur të bëjë një ‘arratisje’ të ëmëbl pas humbjes së thellë që përjetoi në zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë. Në fotot e publikuara nga vetë Haradinaj në rrjetet sociale, ish-kryeministri i Kosovës shihet teksa pozon në Majën e Njeriut.

“Pamje mahnitëse nga Maja e Njeriut,”– shkruan kreu i AAK-së krahas fotove ku duket se shoqërohet nga miq mjaft të afërt të tij.

Mesa duket Ramush Haradinaj e ka marrë me mjaft sportivitet humbjen e tij në zgjedhje.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

Pas daljes së rezultateve, Haradinaj reagoi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ramushi e konsideroi garën të drejtë dhe të qetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll