Bota

E ndërtoi për nder të viktimave, kritikët tallin skulptorin Jeff Koons, buqeta e tulipanëve në Paris ngjan si ‘porno

7 Tetor 2019, 12:48 Nga DOSJA
E ndërtoi për nder të viktimave, kritikët tallin skulptorin

PARIS- Skulptura gjigande  e tulipanëve në Paris, e ndërtuar për nder të viktimave të sulmeve në vitin 2015 në qytet është kritikuar, pasi dukej më shumë si marshmalloës (një bimë që rritet në këneta), dhe nuk ngjan aspak me anatominë njerëzore.

‘Buqeta e Tulipanëve’, një dhuratë e bërë për këtë qytet nga artisti amerikan Jeff Koons i zbuluar pranë Champs-Elysées të premten, përmban lulen, e cila shpesh herë përdoret për të simbolizuar dashurinë.

Por për veprën e krijuar në stilin tipik të kitsch të Koons, ka pasur ide dhe mendime nga më të ndryshmet.

Në nëntor 2015, nga të shtënat masive dhe një sulm me bomba, mbetën të vrarë rreth 130 njerëz në Paris.

Sulmet e koordinuara terroriste në një sallë koncertesh, në një stadium të madh, në restorante dhe bare në kryeqytetin francez plagosën edhe qindra të tjerë.

Duke zbuluar strukturën e tij të lartë 40 metra, pranë galerisë së artit Le Petit Palais të Premten, Koons tha se buqeta e madhe e tulipanëve si balona ka për qëllim të tregojë mbështetjen e tij dhe solidaritetin amerikan për popullin francez.

Unë si një qytetar i Nju Jork-ut vendosa ta bëj këtë skulptur, përvojën e 11 shtatorit dhe depresionin që pushtoi gjithë qytetin, ndërsa 80% e parave të mbledhura pas shitjes së të drejtës së autorit në vepra të tjera arti do të shpërndahen tek familjet e viktimave.

Por qëkur Bouquet of Tulips u bë publike, parisienët dhe kritikët po ndajnë mendimet e tyre, duke iu referuar pjesës si “të tmerrshme”, “groteske” dhe “pornografike”.

“Njëmbëdhjetë anuse me ngjyra të montuara”, shkroi filozofi Yves Michaud (në frëngjisht) në revistën Franceze L’Obs.

Një qytetar në Twitter, Gilles Brandet, tha që puna e skulptorit ishte si- “Një karamele për sytë e filistejve”, duke shtuar se: “Unë gjej kitsch neo-pop” të Jeff Koons ‘krejtësisht të lirë  dhe pa interes.”

Një tjetër komentuese, Rosa, ka shkruar në rrjetet sociale se: “Parizienët do të mendojnë tani se tulipanët ngjajnë me disa këneta të mëdha me ngjyra të ndryshme”.

 Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bouquet of tulips jeff koons paris skulptura gjigande  e tulipanëve në paris bouquet of tulips jeff koons paris skulptura gjigande  e tulipanëve në paris

Sondazh

Poll