Bota

Presidenti Trump i bën rrugë operacionit të Turqisë, kundër kurdëve në Siri

7 Tetor 2019, 11:41 Nga DOSJA
Presidenti Trump i bën rrugë operacionit të Turqisë,

SHBA – Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Turqia po organizon një operacion kundër Sirisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja  të cilat shkruajnë se  kjo çështje është diskutuar në një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Por SHBA e cila ka qindra trupa në veri-lindje të Sirisë, ka filluar t’i tërheqë ato nga një zonë kufitare ku Turqia kërkon të krijojë një “zonë të sigurt”.

Grupi kryesor i Sirisë i udhëhequr nga Kurdët e quajti veprimin e SHBA-së si një goditje ndaj saj që i ka paralizuar këmbët.

Kujtojmë që në janar të këtij viti, Presidenti Trump kërcënoi të “shkatërronte ekonomikisht Turqinë” nëse sulmonte forcat kurde.

Megjithtë një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë të bërë publike të dielën nuk u referohet luftëtarëve kurdë.

Deklarata erdhi pas bisedës telefonike mes  Presidentit Donald Trump dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Turqia së shpejti do të ecë përpara me operacionin e saj të planifikuar për një kohë të gjatë në veri të Sirisë. Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesin ose përfshihen në operacion, dhe forcat e Shteteve të Bashkuara, pasi kanë mposhtur territorin e Isis Kalifatit.” shkruhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha që Turqia do të marrë përgjegjësinë e plotë për luftëtarët e ISIS të kapur nga forcat kurde gjatë dy viteve të fundit.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan operacioni turk kundër sirisë shba siri trump erdogan operacioni turk kundër sirisë shba siri trump

Sondazh

Poll