Bota

“E dija kush do fitonte zgjedhjet”, Daçiç deklaratë të fortë: Ma ka thënë Palmer, amerikanët duan “Shqipërinë e

7 Tetor 2019, 11:55 Nga DOSJA
“E dija kush do fitonte zgjedhjet”, Daçiç

SERBI– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë ka bërë një deklaratë “bombë”. Ai sot është shprehur se e ka ditur që më herët se kush do i fitonte zgjedhjet, pasi ia kishte thënë zyrtari i lartë i SHBA.

Ai shtoi se gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan me incidente te vogla. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ivica dacic lidhja demokratike e kosoves matthew palmer zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti ivica dacic lidhja demokratike e kosoves matthew palmer zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll