Politike

'Djalli fshihet në detaje'/ Pasaportat e Arta, Ambasadorja franceze: Janë me shumë risk, duhet transparencë

Ambasadorja kërkoi që të bëhet transparencë, duke kërkuar të zbulohet për publikun edhe arsyeja se përse u pezulluan pasaportat e arta.

31 Maj 2023, 10:12 Nga A.B
'Djalli fshihet në detaje'/ Pasaportat e Arta, Ambasadorja
Ambasadorja franceze

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka publikuar ditën e sotme raportin për ‘Pasaportat e arta”. Ambasadorja franceze në Shqipëria, Elisabeth Barsacq, i bëri thirrje qeverisë duke thënë se 'djalli fshihet në detaje' si dhe kërkoi që të bëhet transparencë, duke zbuluar për publikun edhe arsyen se përse u pezulluan pasaportat e arta.

“Djalli fshihet në detaje, ka disa çështje teknike që janë të vështira për t’u cekur, por do i kalojmë të gjitha këto hollësi. Duhet të kemi transparencë për shoqërinë civile. Në shtetin tim kjo gjendje është ndryshe. Kam bashkëpunime me sektorin publik, kemi një bashkëpunim të fortë. Agjencia shtetërore përgjegjëse është përgjegjëse. Mënyra sesi operojnë është transparente. Do doja të falënderoja organizuesen, komunitetin shqiptar të KSHH-së që kanë një këndvështrim të qartë për këto dy tema. E para është e pezulluar, ku dua të them se shqiptarët kanë të drejtë të dinë arsyen”, u shpreh ajo.

pasaportat e arta elisabeth barsacq

Sondazh

Poll