Bota

Analiza e REL: Pse SHBA-ja e ndëshkoi Kosovën?

Ajo e kritikoi Qeverinë e Kosovës për instalimin e kryetarëve shqiptarë në veri “me mjete të dhunshme”.

31 Maj 2023, 11:12 Nga a.l
Analiza e REL: Pse SHBA-ja e ndëshkoi Kosovën?
Protesta në veri të Kosovës

KOSOVË- SHBA-ja ndërmori masa kundër Kosovës për injorimin e këshillave të saj për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe. Ajo e kritikoi Qeverinë e Kosovës për instalimin e kryetarëve shqiptarë në veri “me mjete të dhunshme”.

Për pasojë, Kosova u përjashtua nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, shkëmbyen akuza për skenat e dhunshme në Zveçan, ku përleshjet mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

Kurti tha se protestuesit në Zveçan vepruan nën udhëzimet e Beogradit zyrtar. Vuçiq tha se Kurti është vetë përgjegjës për trazirat./REL 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll