Bota

Protestat në veri të Kosovës, reagon Komuniteti Shqiptaro-Amerikan: Grupe pro-ruse nga Serbia dhunuan policët e Kosovës dhe KFOR

Ata shprehen se ditët e fundit janë kryer akte të dhunës nga grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe gazetarëve në veriun e Kosovës.

31 Maj 2023, 10:48 Nga a.l

 

Protestat në veri të Kosovës, reagon Komuniteti
Protestat ne veri të Kosovës

 

KOSOVË- Komuniteti shqiptaro-amerikan ka reaguar lidhur me protestat në veri të Kosovës dhe situatës së tensioneve gjatë tre ditëve të fundit mes palëve. Ata kanë bërë thirrje sot për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë. Ata shprehen se ditët e fundit janë kryer akte të dhunës nga grupe të organizuara pro-ruse nga Serbia ndaj policëve të Kosovës, trupave paqeruajtëse të NATO-s dhe gazetarëve në veriun e Kosovës.

Në reagimin për media të komunitetit shqiptaro-amerikan thuhet gjithashtu se aktet e serbëve dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë. Ndë r të tjera komuniteti shqiptaro-amerikan ka bë rë thirrje për reagim nga ana e ndërkombëtarëve për aktet e dhunës nga Vuçiç brenda territoreve sovrane të Republikës së Kosovës. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll