Bota

Tensionet në veri/ Protestës në Zveçan i bashkohen edhe 'bluzat e bardha'

Ata janë shfaqur me uniformat e punës dhe flamurin serb në protestën që po mbahet në Zveçan

31 Maj 2023, 11:06 Nga a.l
Tensionet në veri/ Protestës në Zveçan i bashkohen edhe
Mjekët serbë në veri

KOSOVË- Mjekët dhe punonjësit e 'KBC Kosovska' Mitrovica ka marrë pjesë në protestën e organizuar sot qytetarët serbë në veri të Kosovës. Ata janë shfaqur me uniformat e punës dhe flamurin serb në protestën që po mbahet në Zveçan, shkruan Kurir.rs

Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll