Bota

Sulmi i serbëve ndaj KFOR, gazetarëve dhe policisë së Kosovës/ Reagon shoqëria civile: Të merren masa

Si organizata jo-qeveritare, ato kanë kërkuar që stabiliteti, paqja dhe siguria në veriun e Kosovës të jenë udhërrëfyesi kryesor për të gjitha palët e përfshira. 

31 Maj 2023, 10:55 Nga a.l
Sulmi i serbëve ndaj KFOR, gazetarëve dhe policisë së
Kosovë

KOSOVË- Shoqëria civile ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe përplasjet e dhunshme mes palëve. Përmes një deklarate publike ata shprehen se e kanë ndjekur me shqetësim situatën e krijuar,  ku gjatë protestave të dhunshme të serbëve janë sulmuar gazetarët, policia dhe ushtarët e KFOR-it. Si organizata jo-qeveritare, ato kanë kërkuar që stabiliteti, paqja dhe siguria në veriun e Kosovës të jenë udhërrëfyesi kryesor për të gjitha palët e përfshira. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll