Sport

Urdhër arresti për Douglas Costa...

Një gjykatë braziliane ka lëshuar një urdhër arresti kundër futbollistit të LA Galaxy, Douglas Costa, me akuzën e mospagimit të detyrimeve ushqimore.

31 Maj 2023, 09:44 Nga DOSJA
Urdhër arresti për Douglas Costa...

BRAZIL - Një gjykatë në Porto Alegre, Brazil, ka lëshuar një urdhër arresti për futbollistin e LA Galaxy, Douglas Costa. Futbollisti brazilian akuzohet se nuk ka paguar detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes.

Kjo do të thotë, se nëse Douglas Costa vendos të kthehet nga SHBA në vendin e tij, atëherë ai do të arrestohet. Avokati i lojtarit tha: “Do të ketë një apel që drejtësia të vendoset”.

Vendimi u dha nga Gjykata e 8-të Familjare e Porto Alegres dhe ish-mesfushori i Bayern Munich  dhe  Juventus përballet me një vit burg pavarësisht vendndodhjes së tij dhe për këtë arsye mund të arrestohet edhe në Los Angeles. Pala e futbollistit 32-vjeçar tashmë po shkon drejt apelit.

Anësori 32-vjeçar brazilian i përket Gremios, por është huazuar te klubi MLS deri në dhjetor 2023. Ai ka luajtur në katër ndeshje këtë sezon në ligë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll