Sport

Ikardi i jep titullin kampion Gallatasarait një javë përpara fundit!

Për Galatasaray-n, ky është titulli i 23-të i kampionatit turk në historinë e klubit dhe i pari pas katër vitesh.

31 Maj 2023, 09:01 Nga DOSJA
Ikardi i jep titullin kampion Gallatasarait një javë përpara

TURQI - Futbollistët e Galatasarayt fituan titullin kampion të Turqisë, pasi fituan ndaj Ankaragucu me 4:1, në javën e parafundit të kampionatit vendas.

Me këtë fitore, Galatasaray fitoi një epërsi të paarritshme prej pesë pikësh ndaj Fenerbahçes, e cila u rendit e dyta. Para javës së fundit, Galatasaray ka 82 dhe Fenerbahce 77 pikë.

Heroi i fitores së djeshme të Galatasaray-t ishte Mauro Icardi, i cili shënoi dy gola, në minutën e shtatë dhe të 38-të, ndërsa Baris Yilmaz në të 73-të dhe Sergio Oliveira në minutën e 78-të.

Për Galatasaray-n, ky është titulli i 23-të i kampionatit turk në historinë e klubit dhe i pari pas katër vitesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll