Sport

Ish-futbollisti i Ajaksit, procedohet për import të 1300 kilogramëve kokainë!

Sipas mediave holandeze, sasia është konfiskuar në fund të janarit 2020 dhe të hënën fillon gjyqi.

31 Maj 2023, 08:25 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Ajaksit, procedohet për import të 1300

HOLANDE - “Aventurat” e Quincy Promes me ligjin vazhdojnë. Anësori holandez u arrestua pasi theri me thikë kushëririn e tij më 14 dhjetor 2020 dhe tani po ndiqet penalisht për trafik kokaine!

Sulmuesi ekstrem i Spartak Moskës akuzohet nga prokuroria për dy ngarkesa prej afërsisht 650 kg dhe 713 kg të cilat u zbuluan në vitin 2020 në portin e Antwerpen në një kontejner. Sipas raportimeve, sasia specifike e drogës kap vlerën e 75 milionë eurove.

Autoritetet e kishin vënë Promes në mikroskop prej kohësh për përfshirje në një rrjet droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. Ish-futbollisti i Ajax-it dhe Sevillas do të dëshmojë të hënën e ardhshme (06/05).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll