Sport

Guardiola zbulon sekretin e suksesit: “E dua nënën dhe gjyshin, por…”

“Qytetarët” kanë fituar tashmë Premier League, dhe kanë finalen e FA Cup kundër Manchester United dhe finalen e Champions League kundër Interit .

31 Maj 2023, 09:27 Nga DOSJA
Guardiola zbulon sekretin e suksesit: “E dua nënën dhe gjyshin,

ANGLI - Manchester City ka mundësinë të fitojë dy trofe të tjerë në dy javët e ardhshme dhe kështu të përfundojë sezonin me kurorën e trefishtë.

“Qytetarët” kanë fituar tashmë Premier League, dhe kanë finalen e FA Cup kundër Manchester United dhe finalen e Champions League kundër Interit. Sigurisht, një meritë e madhe i takon trajnerit Pep Guardiola , një prej trajnerëve më të suksesshëm sot. Gazetarët u përpoqën të zbulonin sekretin e suksesit të tij nga eksperti spanjoll dhe ai u dha përgjigjen e mëposhtme.

"Doni të dini sekretin e suksesit tim si trajner? Barcelona, ​​Bayern, Manchester City. Ky është suksesi i Pep. Messi, Lewandowski, Haaland, Aguero. Unë e dua nënën dhe gjyshin tim, por nuk fitoj Ligën e Kampionëve me ta”, tha Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll