Sport

VIDEO/ Një yll po lind... Goli i pabesueshëm i 15-vjeçarit Yamal, i cili ka shkruar historinë në Barcelonë

15-vjeçari Lamine Yamal, e cili ka bërë histori te Barcelona, ka shënuar një gol të pamundur në humbjen e Spanjës U17 nga Franca.

31 Maj 2023, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Një yll po lind... Goli i pabesueshëm i 15-vjeçarit

SPANJE - Franca mundi 3-1 Spanjën dhe kaloi në finalen e Kampionatit Evropian U17, ku do të përballet me Gjermaninë. ‘Të kuqtë’ iberikë kaluan në epërsi me një gol mahnitës. Lamine Yamal bëri një goditje të pabesueshme nga e djathta jashtë kuadratit, me topin që përfundoi në rrjetë. Shikojeni golin…

Yamal është një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës së fundmi. Në moshën 15-vjeçare ai bëri histori një muaj më parë. Xavi e aktivizoi si zëvendësues kundër Betis dhe ai u bë lojtari më i ri në historinë e katalanasve që debutoi në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll