Sport

Liverpool zëvendëson drejtorin sportiv, firmos me Schmadtke, një tjetër gjerman…

Liverpooli ka zëvendësuar drejtorin sportiv Julian Ward me gjermanin Jorg Schmadtke, i cili ka qenë në Wolfsburg për pesë sezonet e fundit. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me bashkatdhetarin e tij, Jürgen Klopp.

30 Maj 2023, 19:53 Nga DOSJA

Liverpool zëvendëson drejtorin sportiv, firmos me Schmadtke, një

ANGLI - Liverpool njoftoi të martën emërimin e gjermanit Jorg Schmadtke (59), si drejtor sportiv nga 1 qershori, pasi të kenë përfunduar procedurat për marrjen e lejes së punës. I ardhur nga Wolfsburgu, ku shërbeu në një pozicion të ngjashëm nga qershori 2018 deri në janar 2023, Schmadtke zë vendin e Julian Ward. 

Ward iu bashkua ekipit të rekrutimit dhe skautizmit të Reds në tetor 2012 dhe tre vjet më vonë u zhvendos në pozicionin e sapokrijuar të menaxherit të rrugëve të huazimit dhe partneriteteve të futbollit. Ai më pas u bë zv.drejtori sportiv dhe më pas u ngjit në rolin e lartë të drejtorit sportiv pas përfundimit të fushatës 2021-2022.

"Unë e mirëpres atë,- tha Mike Gordon, kryetar i ‘Fenway Sports’, grupi pronar i Liverpool për gjermanin Schmadtke. - Ai do të sjellë përvojën dhe njohuritë e tij të gjera në këtë pozicion dhe do të punojë ngushtë me Jürgen Klopp”.

Liverpool zëvendëson drejtorin sportiv, firmos me Schmadtke, një

Jorg Schmadtke është një ish-portier profesionist, i cili ka luajtur për Fortuna Düsseldorf, Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach, duke luajtur 266 ndeshje në Bundesligë. 

Si drejtor sportiv, ai ka punuar me radhë te Alemannia të Aix-la-Chapelle, Hanover, FC Këln dhe Wolsfburg. Ai iu bashkua klubit të tij të parë jashtë Gjermanisë, në Liverpool, i cili nuk mundi të kualifikohej në Champions League të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll