Bota

Operacion 'sekret' në Zvicër/ Arrestohen mbi 2000 dhunues seksual në disa shtete, zbulohet SKEMA, si i 'joshnin' të miturit

Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante "material ilegal pornografik" nën pseudonimin "Ninja Turtle" duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.

31 Maj 2023, 08:36 Nga a.l
Operacion 'sekret' në Zvicër/ Arrestohen mbi 2000 dhunues
Foto ilustruese

ZVICËR- Autoritetet zviceriane kanë rënë në gjurmët e më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve, përfshirë abuzimin seksual dhe shfrytëzimin e fëmijëve, si pjesë e operacionit Teenage Mutant Ninja Turtles, i cili u nis në internet nga policia. 

Rasti daton në vitin 2012 kur policia zvicerane mori informacionin se një person që jetonte në kantonin Aargau shpërndante "material ilegal pornografik" nën pseudonimin "Ninja Turtle" duke përdorur platformën GigaTribe, e cila lejon shkëmbimin e të dhënave në mënyrë anonime.

Një hetim më pas bëri të mundur arrestimin, në të njëjtin vit, të personit që ishte një gjerman 62-vjeçar i cili u dënua në vitin 2015.  Më pas, policia zvicerane përdori profilin e tij për të ekspozuar të tjerët që kryejnë krime dhe krime seksuale ndaj fëmijëve, shkruajnë mediat e huaja. 

"Operacioni i fshehtë i kryer në internet për disa vite ka qenë i suksesshëm," me më shumë se 2200 autorë të krimeve kundër të miturve të identifikuar, tha policia. 

Arrestimet u bënë në Zvicër, si dhe në disa shtete në botë, duke përfshirë Kroacinë, Brazilin, Francën, Perunë, Rumaninë dhe Spanjën. 

zvicer

Sondazh

Poll