Bota

Humbja e PDK në zgjedhjet në Kosovë, Thaçi: Votim i lirë, pjekuri politike

7 Tetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
Humbja e PDK në zgjedhjet në Kosovë, Thaçi: Votim i

PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën dje në të gjithë vendin. Thaçi, i cili është larguar nga partia e tij, PDK, për të marrë postin e presidentit, i quan zgjedhjet si “shembullore”, të “lira” dhe “demokratike”. 

I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike  për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”,-shkruan Thaçi në rrjetet sociale. 

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fitorja e vetevendosjes hashim thaci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 fitorja e vetevendosjes hashim thaci zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll